
Moti i keq vijon të shkaktojë dëme në vend. Një rrëshqitje masive dheu dhe inertesh ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë.
Autoritetet bëjnë me dije se subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale Tropojë ka marrë masat për pastrimin dhe kthimin e aksin në funksion.
"Njoftohemi nga Përgjegjësi i Subjektit kontraktor të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale Tropojë se kemi një rrëshqitje masive inertesh në aksin rrugor B.Curri-Fierz km 5. Nga subjekti kontraktor janë marrë masat për pastrimin dhe kthimin në funksionalitet të saj."-thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje