TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2025, 16:16

Artan Hoxha “non grata”, deputeti i PS “shpërthen” ndaj Athinës: E turpshme që edhe sot ndikohen nga grahmat nacionaliste

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha “non grata”, deputeti i PS “shpërthen”

Deputeti i PS-së Ardit Bido, ka shpërthyer në kritika ndaj shtetit grek pas shpalljes “non grata” të gazetarit Artan Hoxha.  

Bido nënvizon se është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit.

Ndalimi i Artan Hoxhës në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre. Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit. Kërkimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve Agimi i Artë, Beleri etj., si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari. Ndaj, sulmi ndaj tyre, përmes shpalljes “non grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane”, thotë Bido.

Ai është zyrtari i vetëm që ka reaguar ndaj shtetit grek, i cili vijon të godasë gazetarët shqiptarë.

2 Komente

  1. Q
    Qytetari 24 nentor 2025

    Edhe Z. BIDO DO KETË TË NJEJTIN FAT TE ARTAN HOXHES. BILES SIPAS DISA PORTALEVE Z. BIDO NUK KALON DOT KUFIRIN GREK. SEPSE KA VJELLË VRER NDAJ GREQISË.

    1. Y
      Ylli Barjamaj

      Uroj ta vazhdoje kete beteje por edhe ne kuvend .

      Lini një Përgjigje