TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2025, 07:18

Moti i keq/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Sarandë, përmbyten disa banesa dhe toka bujqësore!

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Sarandë,
Pamje nga përmbytjet në Sarandë

Argjinatura e lumit Bistricë në Çukë të Sarandës është çarë, ku janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore si edhe 5 banesa

Moti i keq në vendin tonë vijon të shkaktojë përmbytje dhe problematika në disa zona nga veriu në jug.

Argjinatura e lumit Bistricë në Çukë të Sarandës është çarë, ku janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore si edhe 5 banesa, ndërsa katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele.

Përmbytje raportohen edhe në Shalës, ku lumi i Pavllës del nga shtrati te ura në Vilë.

Situata paraqitet kritike edhe në Vlorë. Niveli i lumit Vjosa ka arritur në 8.25 metra, ndërsa pritet ende rritje për shkak të prurjeve nga Tepelena dhe Memaliaj. Në Mifol dhe Novoselë ka përmbytje të tokave bujqësore. 10 banesa në fshatin Fitore, pranë Urës së Mifolit, dhe 7 të tjera në Novoselë janë përmbytur, ndërsa banorët janë evakuuar.

Situata është rënduar edhe në Korçë ku uji ka hyrë në disa banesa të lagjes, 16 ndërsa në fshatra prurjet e lumenjve kanë vënë në rrezik banesat dhe bizneset.

Në fshatrat përgjatë Vjosës, Kashisht, Çerven dhe Ferras, ka prezencë të ujit në tokat bujqësore brenda argjinaturës, ndërkohë që niveli i prurjeve në lumin Seman vijon të rritet.

Nën ujë ndodhen ende edhe puset e ujit të pijshëm që furnizojnë stacionin e Kafarajt, duke shtuar rrezikun për furnizimin me ujë të sigurt në zonë.

 

Lini një Përgjigje