TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2024, 08:07

Moti bën kthesë, vranësira të shpeshta dhe reshje shiu

Shkruar nga Pamfleti

Moti bën kthesë, vranësira të shpeshta dhe reshje shiu

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit ku herë pas-here vranësirat zhvillohen duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin ku sërish mbeten të rrezikuara nga shirat zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C min dhe deri në 25°C max në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Lini një Përgjigje