Hirësia e tij Joan Pelushi është zgjedhur kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Në fjalën e tij të mbajtur pas zgjedhjes, u shpreh i vendosur për të mbrojtur të drejtat e Kishës.
Imzot Joan Pelushi theksoi se do ta zbatojë me përpikmëri detyrën e tij të lartë dhe do të përpiqet me gjithë forcën e tij për të mbrojtur interesat e Kishës.
Hirësi Joani gjithashtu u lut që Jezu Krishti t’i japë forcë dhe urtësi për të përmbushur misionin e tij të shenjtë. Ai e mbylli fjalën duke nënshkruar personalisht këtë zotim për të përmbushur detyrat e tij.
“Pranoj këtë shërbim të lartë. Do ta zbatoj me përpikmëri detyrën time. Do përpiqem me gjithë forcën time të mbroj të drejtat e Kishës. I lutem Zotit tonë Jezu Krisht, të na japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë mision të shenjtë të tij. Me dorën time, unë nënshkruaj këtë zotim”, u shpreh Kryepeshkopi i ri.
Lini një Përgjigje