
Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin Lushnjë-Fier.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:40. Paraprakisht dyshohet se shkak ishte një shkëndije në sistemin elektrik.
Mësohet si pasojë e shpërthimit, automjeti me drejtues shtetasin A. A. ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Lini një Përgjigje