
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar shkrimtarin e madh Isamil Kadare për 88-vjetorin e tij të lindjes.
Kreu i shtetit përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin.
"Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin", shkruan Begaj.
Lini një Përgjigje