TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2024, 12:27

Shpërthimi i Fruthit në Shqipëri, shefi i epidemiologjisë bën thirrje: Prindërit të vaksinojnë fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi i Fruthit në Shqipëri, shefi i epidemiologjisë

Në Vlorë nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar me fruth. Shefi i epidemiologjisë, Agron Bashllari thotë se në këtë drejtim ka ndikuar vaksinimi i popullsisë, pasi fruthi është një virozë që prek vetëm personat e pavaksinuar.

Fruthi konsiderohet virozë e rrezikshme pasi një person i infektuar me të, mund të infektojë 20 apo 30 persona të tjerë. Ai rendit disa nga shenjat e para që paraqet fruthi, si dhe mënyrat për të parandaluar në kohë.

Mjeku iu bën thirrje prindërve që refuzojnë te vaksinojnë fëmijët ose vonojnë procesin e vaksinimit në kohë.

Fruthi është kthyer ne shqetësim në rang vendi. Është një virozë që vjen nga rrugët respiratore me një përqindje të lartë shpërndarjeje në popullatë, por edhe simptoma të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e njeriut.

Lini një Përgjigje