TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2025, 09:26

"Më jep 60 mijë lekë dhe do të nxjerr makinën"/ AMP bashkëpunim me SPAK, arrestojnë policin në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
"Më jep 60 mijë lekë dhe do të nxjerr
AMP bashkëpunim me SPAK, arrestojnë policin në Durrës

Një punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës me akuzën e korrupsionit. Sipas AMP, arrestimi i tij erdhi pasi polici i kërkoi një shumë prej 60 mijë lekësh të reja për t’i nxjerrë automjetin e tij nga pika e bllokimit si dhe për të mos i vendosur masë administrative.

AMP ka publikuar edhe pamjet nga operacioni, i kryer në bashkëpunim me SPAK, si dhe paratë që ishin futur brenda një zarfi. Agjencia thotë se vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal. 

Arrestimi në flagrancë u realizua pas veprimeve me metoda speciale të hetimit, ku u arrit të provohej se punonjësi i policisë duke shfrytëzuar funksionin organik në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar dhe i ka marrë shtetasit E.S., një shumë prej 60 000 lekë të reja (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale), duke i premtuar në këmbim që do ti nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, si dhe mosvendosjen e masës administrative.

Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.", thuhet në njoftim.

më jep 60 mijë lekë dhe do të nxjerr makinën

Lini një Përgjigje