TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2025, 07:46

Gazetari zbulon lëvizjet e forta brenda PS: Rama do të ridimensionojë disa deputetë, ka përplasje të reja

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari zbulon lëvizjet e forta brenda PS: Rama do të
Kryeministri Edi Rama

Gazetari Bardhi Sejdarasi ka zbuluar prapaskenat e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se Edi Rama mund të bëjë lëvizje të forta në strukturat e partisë pas takimit në seli me deputetët këtë të mërkurë.

Sipas Sejdarasit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka anuluar zgjedhjet në Tiranë ka ndryshuar dinamikat e brendshme të PS-së. Ai theksoi se Ogerta Manastirliu mbetet deputete edhe nëse nuk zhvillohen zgjedhje të pjesshme në kryeqytet.

Gazetari shtoi se Rama mund të riangazhojë disa ish-deputetë në funksione të tjera politike deri më 9 nëntor, kur pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në lidhje me situatën e Erion Veliajt, Sejdarasi u shpreh se rikthimi i tij në detyrë do të varet nga vendimi i gjykatës mbi kërkesën për rishqyrtimin e arrestimit.

“Nëse Veliaj rikthehet, krijohet një situatë komplekse për PS-në, pasi katër nënkryetarët e Bashkisë nuk janë emëruar prej tij, çka mund të hapë rrugë për përplasje të reja”, theksoi ai i ftuar në A2 CNN.

rama do të ridimensionojë disa deputetë lëvizjet e forta brenda ps

Lini një Përgjigje