TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2023, 10:49

Matura Shtetërore, publikohet teza e Matematikës 20 minuta pas fillimit të provimit

Shkruar nga Pamfleti

Matura Shtetërore, publikohet teza e Matematikës 20 minuta pas

20 minuta pas nisjes së provimit të Maturës Shtetërore për lëndën e Matematikës, është publikuar një nga variantet e tezës së provimit.

E njëjta gjë ndodhi edhe në dy provimet e tjera, atë të Gjuhës së Huaj dhe provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Rreth 30 mijë maturantë kanë testuar sot njohuritë e marra në lëndën e Matematikës përgjatë 3 viteve.

Pas publikimit të tezave, teksa u pyet nga gazetarët, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u shpreh se kjo gjë nuk cënon procesin.

“Detaj që nuk e cënon procesin. Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon. Pavarësisht se testi doli, nuk ka hyrë i zgjidhur tek maturantët sepse provimi kishte filluar. Maturantët të jenë më të ndërgjegjshëm, ka shumë tentativa për të marrë celularët” tha Kushi.

Matura Shtetërore, publikohet teza e Matematikës 20 minuta pas

Matura Shtetërore, publikohet teza e Matematikës 20 minuta pas

Matura Shtetërore, publikohet teza e Matematikës 20 minuta pas

Matura Shtetërore, publikohet teza e Matematikës 20 minuta pas

Matura Shtetërore, publikohet teza e Matematikës 20 minuta pas

 

provim mature matematike teza

Lini një Përgjigje