TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2023, 08:29

Sot provimi i Matematikës, testohen rreth 30 mijë maturantë

Shkruar nga Pamfleti

Sot provimi i Matematikës, testohen rreth 30 mijë maturantë

Maturantët i nënshtrohen sot testit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të Matematikës. Rreth 30 mijë maturantë do të ulen në bankat e shkollës për të testuar njohuritë e marra në këtë lëndë përgjatë 3 viteve.

Provimi nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit të parë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata ritestojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.

Rikujtojmë se, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministrja Kushi publikoi shifrat, ndërsa theksoi se niveli i kalueshmërisë ishte 96% dhe rreth 24% e maturantëve morën notën 10 absolut. Gjithashtu ajo u shpreh se 4% prej tyre kanë ngelur në këtë provim.

provim mature matematike

Lini një Përgjigje