TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2023, 07:22

Diell, shi dhe rrebeshe në gjithë vendin; parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Diell, shi dhe rrebeshe në gjithë vendin; parashikimi i motit për

Kthjellimet do të mbizotërojnë në vend ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta.

Ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim gradulal të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në pothuajse të gjithë vëndin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Gjatë mbrëmjes dhe natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vend.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

moti

Lini një Përgjigje