
E vënë në qendër të skandaleve për abuzime me kredi, siç janë rastet e fundit të bëra publike në media, Raiffeisen ka nxituar të shpëlajë imazhin e saj duke deklaruar publikisht se po mbështet familjet e reja me kredi të buta.
Gazetari Klodian Tomori, ka nxjerr zbuluar tentativën e dështuar të “Raiffeisen Bank” për të pastruar imazhin e saj të rrënuar nga skandalet e abuzimeve me kreditë. Duke marrë shkas nga fushata mashtruese e “Raiffeisen Bank”, me kredi të buta, Tomori ironizon nismën duke nxjerrë zbuluar “Raiffeisen”, se kreditë e buta paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe se kjo e fundit po e shet si përgjegjësi sociale.
“Si i mbështet Raiffeisen familjet e reja me kredi të buta? A është duke hequr para nga fitimet e veta të majme? Përgjigjja është jo. Ata që po mbështesin familjet e reja me kredi të buta janë taksapaguesit shqiptarë, jo Raiffeisen. Paratë i paguan buxheti”, shkruan Tomori.
Me anë të një postim në rrjetin social “Facebook”, Tomori shprehet se Raiffeisen jo vetëm që nuk kontribuon asnjë lek, por përkundrazi fiton para edhe nga kreditë e buta dhe bën humor me hallet e popullit.
Tomori vijon më tej duke shtuar se e Raiffeisen nuk ka bërë ka mbështetur kurrë me bursë ndonjë fëmijë nga shtresat në nevojë, as nuk ka financuar ndërtimin e ndonjë shkolle apo spitali. Maksimumi i përgjegjësisë sociale të Raiffeisen ka qenë mbjellja e ca pemë te liqeni.
Sipas Tomorit, Raiffeisen njëjtë si disa banka të tjera të huaja po shndërrohen në frenues të rritjes ekonomike në Shqipëri.
Postimi i plotë i Klodian Tomorit:
E vënë në qendër të skandaleve për abuzime me kredi, siç janë rastet e fundit të bëra publike në media, Raiffeisen ka nxituar të shpëlajë imazhin e saj duke deklaruar publikisht se po mbështet familjet e reja me kredi të buta.
Si i mbështet Raiffeisen familjet e reja me kredi të buta? A është duke hequr para nga fitimet e veta të majme? Përgjigjja është jo. Ata që po mbështesin familjet e reja me kredi të buta janë taksapaguesit shqiptarë, jo Raiffeisen. Paratë i paguan buxheti.
Ndërsa Raiffeisen jo vetëm që nuk kontribuon asnjë lek, por përkundrazi fiton para edhe nga kreditë e buta. Por Raiffeisen bën humor me hallet e popullit. Për të vazhduar më tej, thuhet se kemi shumë programe të përgjegjësisë sociale! Çfarë programesh të përgjegjësisë sociale ka Raiffeisen?
A ka mbështetur me bursë ndonjë fëmijë nga shtresat në nevojë? A ka financuar ndërtimin e ndonjë shkolle apo spitali? Jo. A ka mbështetur ndonjë të moshuar pa njeri? Jo. Thjesht kanë mbjellë ca pemë te liqeni, dhe edhe aty janë përdorur politikisht. Këto janë programet e përgjegjësisë sociale të Raiffeisen-it. Por gjithsesi. Problemi më i madh me Raiffeisen dhe një pjesë të bankave të huaja është diku tjetër. Ato po shndërrohen në frenues të rritjes ekonomike në Shqipëri.
Menaxherët e huaj që ato sjellin në Shqipëri nuk e kanë fare në prioritetet e tyre menaxhuese financimin e ekonomisë kombëtare. Përkundrazi. Luajnë në fushën e tyre të sigurt dhe jetojnë jetën e bukur që u ofron Shqipëria.
Herë me të dashurat dhe herë me të dashurit e tyre, sipas rastit. Këto punët e festave luksoze i bëjnë mirë Raiffeisen-it. Ndërsa sa për përgjegjësinë sociale, janë këto barcaletat me kreditë për shtresat në nevojë.
Lini një Përgjigje