
Juristi Kreshnik Spahiu, bëri bilancin e vitit 2024. Me anë të lidhjes Skype nga Gjermania, Spahiu renditi disa nga ngjarjet më të rëndësishme për 2024.
Në një intervistë për “Report Tv”, Spahiu tha se vendi u shënjua nga 4 ngjarje kryesore këtë vit, dy të bardha si kualifikimi i Kombëtares në botëror, numri i turistëve dhe dy të zeza si vdekja e Ismail Kadaresë dhe pakti i ri Rama-Berisha!
"Për çdo person halli personal nuk i ngjan hallit publik. Dy ngjarje konsideroj me përmasa kombëtare, kualifikimi në Evropian dhe impakti që kanë tifozët kuqezi në miliona sytë evropianë. Ngjarja e dytë Shqipëria turistike, mbushja e aeroportit me 10 milionë turistë. Për herë të parë në 2024, Shqipëria gjendjet në çdo revistë, gazetë apo mjet informativ të çdo shteti. Përtej politikës na njohin si njerëz që vijmë nga një vendi i mrekullueshëm, me klimë të mrekullueshme apo me tradita. Ngjarja negative me përmasa përtej kufijve, është ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë. Këto janë 3 ngjarje që do evidentoja.
Si ngjarje politike është një fatkeqësi që kishim sërish një marrëveshje Rama-Berisha, për të thelluar establishmentin politike dhe për të krijuar imunitet të dy këta liderë. Nuk e mendoja që do ktheheshim 15 vjet më parë. SPAK është i fundit që është ngritur në Shqipëri. Prokuroritë Speciale i kanë mbështetur SHBA në disa vende të Ballkanit. Një nga qëllimet se janë ngritur se në disa shtete liderët politikë nuk largohen dot me votën e qytetarëve dhe kanë menduar të kenë një plan b, eliminimi me anë të bankës së akuzuarve", tha Spahiu.
Lini një Përgjigje