TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 22:36

Marrëveshja për refugjatët, juristi: Antikushtetuese, Shqipëria s’mund të vendosë territor në dispozicion të Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja për refugjatët, juristi: Antikushtetuese,

Juristi Jordan Daci duke analizuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët që do të vendosen në Lezhë, tha se ajo është anti-kushtetuese.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Daci sqaroi se Shqipëria nuk mund të vendos territor në dispozicion të Italisë, teksa shtoi se duhet të kishte marrë miratimin nga Presidenti dhe ratifikimin nga parlamenti.

Ka dy lloj marrëveshjes, marrëveshjes që lidhen në emër të qeverisë dhe në emër të vendit. Marrëveshjet që prekin territorit i nënshtrohen ratifikimit. Për të shmangur ratifikimin është zgjedhur në emër të qeverisë. Nuk mund të shtrihet fare një marrëveshje nëse nuk jep pëlqyshemëri Presidenti. Është e ndaluar që territori i Shqipërisë të jepet si ekstra territor. Kushtetuta nuk lejon që qoftë dhe një milimetër territor nuk mund t’i jepet një shtetit tjetër. Procedura për emigrantët do të zgjasin me vite”, tha Daci. 

daci marrëveshja anti-kushtetuese

Lini një Përgjigje