TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 22:26

 Andi Bushati: SPAK-u ka edhe prokurorë që nuk i dirigjon Rama, por nuk kanë "këllqe" ta hetojnë!

Shkruar nga Pamfleti

 Andi Bushati: SPAK-u ka edhe prokurorë që nuk i dirigjon Rama,

Andi Bushati duke folur për hetimet ndaj disa politikanëve dhe zyrtarëve, përfshirë edhe hetimet për Ilir Metën, tha se prokurorët e SPAK ndahen në dy grupe.

Në një intervistë për emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se prokurorët ndahen në ata që kontrollohen nga Rama, por nuk kanë këllqe ta hetojnë atë dhe grupi tjetër që sipas analistit, dirigjohet direkt nga Rama.

"Është krijuar kjo tymnajë që SPAK do ta bëjë si Di Pietro në Itali, do të përzihet e gjithë klasa politike, etj. Tërmete të tilla edhe mund të ndodhin. Kur themi se ne këtu kemi prodhuar një kastë 20 vjeçare të korruptuar, pse një drejtësi e ndershëm të mos shërbente si fshesë e madhe për ta fshirë? Nga kjo shumë njerëzve u ka lindur iluzioni që SPAK mund ta bëjë. SPAK nuk e bën dot këtë.

Ajo gruaja që ka ikur, Yuri Kim, që i quante heronjtë e fëmijëve tanë, na tha se në SPAK nuk duhet të zgjidhen këta dy të tjerët, por tjetri, sepse brenda mazhorancës po lobojnë të mos jenë njerëz të përshtatëshm. Pra edhe Yuri Kim i ndau në një pjesë jo të kapur dhe një pjesë të kapur.

Nuk janë të gjithë të kapur por aty ka dy kategori. Më të mirët janë ata që nuk dirigjohen nga Rama por nuk kanë "tope" t’i kundërvihen Ramës.

Ka edhe një kategori më të keqe, që thjesht i shërbejnë, si çështja Beleri, detajet e çështjes së Saliut, etj. A mundet një organizëm i tillë ku gjysmën e ka kapur pushteti dhe gjysma tjetër është e tredhur, të sjellë këtë që presin këta idealistët? Jo. Për mua është e njëjtë si drejtësia e plepave të Saliut në 92-93", tha ndër të tjera Bushati.

bushati spak

Lini një Përgjigje