TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 22:24

Kush është dëshmitari që fundosi Metën? Artan Hoxha: Kam dorëzuar në SPAK 4 orë filmime, ai ka rrëfyer gjithçka

Shkruar nga Pamfleti

Kush është dëshmitari që fundosi Metën? Artan Hoxha:

Gazetarie Artan Hoxha ka treguar se ai dorëzuar në SPAK prova kundër Ilir Metës sa i takon aferës CEZ-DIA. Ai ka deklaruar se u ka dhënë prokurorëve CD me dëshmitë që janë bërë gjatë procesit të Arbitrazhit.

Një nga dëshmitë më të forta është ajo e Elvis Matës, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Metës. Ky i fundit ka rrëfyer gjithçka dhe duket se dëshmia e tij është ajo që do “gozhdojë” ish-presidentin.

Janë 4 orë filmime se për një person të afërt të Ilir Metës. Ka qenë drejtues i FRESH. Është themelues i LRI. Ka qenë njeri i afërt i Metës. Ka qenë drejtues në disa banka dhe ka qenë drejtori ekzekutiv i DIA. Ai di gjithë procedurën. Ai është Elvis Mata. Është një personazh që u vu nën trysni dhe nga shteti edhe pse mbrohej nga RENEA. U detyrua të ikë nga vendi dhe unë i kam humbur gjurmët. Mata bashkë drejtorin e CEZ kanë dëshmuar në Vjenë në lindje me abuzimet duke fajësuar autoritet shqiptare dhe funksionarët shqiptarë. Dëshmia është bërë në Vjenë në procesin e arbitrazhit.  Në dëshminë e Matës tregohet si janë bërë pagesat. Sepse nga paratë e DIA janë pagur lekë për zgjedhjet. Unë kam një disk me dëshmi dhe mes tyre është dëshmia e Matës. Juristët e OSHHE  e kërcënonin këtë dhe pse ky lëvizte me Humerin e RENEA. Është viti 2015”, tha ai në një emision.  

 

Lini një Përgjigje