
Komisioni i Venecias i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku e ka njoftuar se është pranuar kërkesa e Kuvendit për një opinion lidhur me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Në letrën drejtuar Spiropalit, Komisioni shpreh gatishmërinë për të marrë në trajtim rastin si dhe falënderon kryeparlamentaren për besimin e dhënë ndaj Komisionit.
Letra e plotë:
“E dashur Kryetare/ Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.
Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024).
Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias.
Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie.”
Lini një Përgjigje