TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2025, 08:22

Lumi Vjosa arrin pikën kritike, del nga shtrati pranë Urës së Mifolit

Shkruar nga Pamfleti

Lumi Vjosa arrin pikën kritike, del nga shtrati pranë Urës

Situata vijon të jetë problematike nga moti i keq në Vlorë. Lumi Vjosa ka arritur në kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në pjesën e tregut pranë Urës së Mifolit. Rrezikohen që të përmbyten tokat bujqësore. 

Ndërkohë, situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike sa i përket reshjeve të rëna gjatë natës, të cilat kanë qenë intensive. Sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj, që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën e Fierit.

Vjosa rrezikon që të dalë  nga shtrati drejt tokave bujqësore, ndërkohë sa i përket akseve rrugore, janë të pakalueshme dhe pa problematika.

Lini një Përgjigje