TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shkurt 2026, 10:04

Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyt dhjetëra hektarë tokë në Murqinë

Shkruar nga Pamfleti

Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyt dhjetëra hektarë

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Murqinës, pasi lumi Ishëm ka dalë nga shtrati, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore.

Sipas banorëve, uji ka pushtuar sipërfaqe të mëdha të mbjella, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kultura të ndryshme bujqësore. Situata paraqitet më e rënduar në lagjen fundore të fshatit, e cila aktualisht është e izoluar, pasi rruga lidhëse mund të përshkohet vetëm me mjete të larta.

Rritja e nivelit të lumit ka ardhur si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet intensive, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për mundësinë e përkeqësimit të situatës nëse moti i keq do të vijojë edhe në orët në vijim.

Strukturat vendore dhe shërbimet e emergjencave civile po monitorojnë situatën në terren, ndërsa u bëhet apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes në zonat e përmbytura.

Lini një Përgjigje