
Monika Kryemadhi ka ankimuar në apelin e Gjykatës së Posaçme heqjen e sekuestros ndaj provave të sekuestruara nga SPAK në lidhje me hetimet e SPAK për lobimin e LSI-së në SHBA.
Objekti i këtij hetimi janë pagesat e kryera në vlerën 300 mijë USD, nga Ish-LSI, për vizitën e Ilir Metës e Petrit Vasilit në inaugurimin e Donald Trump si president ne 2017.
Kujtojmë se në lidhje me hetimet për lobimin, më 21 korrik të vitit të kaluar, ish-kryetari i LSI-së, sot Partia e Lirisë, Petrit Vasili, u thirr nga SPAK, ndërsa në prill të 2023 ishte thirrur edhe Endrit Braimllari, ish-deputet i LSI-së.
Hetimet e SPAK, nisën për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pa emër personi të dyshuar, pas kallëzimit të ish deputetit Halit Valteri, që akuzoi partinë e drejtuar asokohe nga Ilir Meta, se ka paguar 700 mijë dollarë për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin republikan Donald Trump.
Më 16 maj të vitit 2022, gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një artikull ku theksoi se Meta pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote për të siguruar foton në ceremoninë e inaugurimit të Trump.
Lini një Përgjigje