TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Dhjetor 2025, 20:57

Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, Shqipëria dorëzon aplikimin

Shkruar nga Pamfleti

Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, Shqipëria dorëzon

Shqipëria ka bërë aplikimin për të përfshirë Liqenin e Shkodrës në UNESCO.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj gjatë aktivitetit “Për ty Natyrë”, teksa tha se dosja është dorëzuar para disa javësh.

Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka dorëzuar para pak javësh dosjen e aplikimit për përfshirjen në UNESCO të liqenit të Shkodrës, një tjetër pasuri natyrore e Shqipërisë do t’i bashkohet pasurive botërore të UNESCO-s”, është shprehur ministri Jaupaj.

Nëse shpallet zonë e mbrojtur nga UNESCO, Liqeni i Shkodrës do të përfitojë standarde më të larta menaxhimi dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.

Lini një Përgjigje