TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Dhjetor 2025, 11:52

Fermerët në Greqi sërish në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë; ja kush mund të kalojë

Shkruar nga Pamfleti

Fermerët në Greqi sërish në protestë, bllokohet aksi

Është përshkallëzuar protesta e fermerëve në Greqi.

Edhe ditën e sotme, policia Kufitare Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.

Njoftohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

"Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës", njofton policia.

Lini një Përgjigje