
Ish-prokurori Eugen Beci duke analizuar letrën e sotme të kreut të PL-së, Ilri Meta, u shpreh se në pjesën e parë të saj, ai ka një të drejtë.
Sipas tij mënyra e ekzekutimit për një personazh të tillë, në mungesë të theksuar të standarteve të policisë lë shumë për të dëshiruar.
I ftuar në emisionin “5 pyetjet” në “Report Tv”, ai tha se me aq sa sheh mendon dhe shpreson se Meta do ketë një rrugë të gjatë në hetim.
“Së pari atë që mund të bëjë Prokuroria dhe avokati i popullit, procedua e arrestimit, është ruajta dhe njoftimi me të dhënat dhe faktet që këtë person po arrestohet. Prokuroria dhe SPAK ka të drejtë që ti vërtetojë të gjitha këto fakte që Meta ka bërë. Në pjesën e dytë duhet të arrijmë në dyshime të rëndësishme. Dyshimi i Monikës dhe emrave të tjerë që mund të mos jenë ushtruar veprat penale. Mund të hyjë në lojë instituti i parashtrimit që mund të faktorizohet ligji i parashkruar, nëse nuk është nuk kemi prova për ta zbuluar”, tha Beci.
Lini një Përgjigje