
Pas një debati që zgjati pak më shumë se 1 vit, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj do të largohet nga posti, për shkak të përfundimit të mandatit.
Ka pasur shumë hamendësimë, deklarata apo edhe vendime për kohën që Zaçaj do të largohej nga Kushtetuesja, teksa fillimisht u mendua fundi i vitit 2024, më pas marsi i vitit 2025 dhe tani fundi i vitit.
Koha në drejtimin e Kushtetueses s’ka qenë e qetë për Zaçajn, pasi fillimisht u përplasën me SPAK-un për çështjen e përgjimit, më pas vendimet tepër të diskutuara, çështja “Veliaj” e tashmë çështja “Balluku”.
Ka qenë një përplasje e vazhdueshme për mandatin e Zaçajt, edhe gjatë skandalit të votimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të zgjedhur nga Gjykata e Lartë, ku fitues doli në mënyrë skandaloze Asim Vokshi.
Por, edhe në atë rast Zaçaj mbijetoi, teksa jemi në fund muajt e fundit të vitit 2025 dhe tashmë “nuk mban më ujë pilafi”.

Ditët e fundit, Gjykata Kushtetuese ka hapur një tender për koktej.
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Gjykata Kushtetuese ka hapur tenderin me objekt “blerje e shërbimeve për realizimin e një koktejli për Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, në datën 25 Nëntor 2025, në Tiranë”.
Pra, të martën që vjen anëtarët dhe stati i kësaj gjykate do të mbldhen për t’i dhënë lamtumirën Zaçajt nga Kushtetuesja.

Në specifimet e dokumenteve, Kushtetuesja shkruan se kërkohet shërbimi i koktelit në datën 25 nëntor 2025, për 70 persona.
Tenderi është me vlerë të vogël, teksa VoxNews ka mësuar se do të kushtojë rreth 2 mijë euro. Paratë do të paguhen nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka finalizuar ditët e fundit edhe procedurën.
Mësohet se ceremonia do të organizohet nga subjekti “KOTONI”. Në fakt, subjekti është një hotel, bar dhe restorant, me vendndodhje përballë Gjykatës Kushtetuese. /Vox News
Jeni hajduta tegjithe sandali i vertet njerez te pa afte pa vler morale turp
Kjo nuk është normale . Pse marin paga të ulta e nuk heqin një dorë para për ta organizuar përcjelljen e Znj. Zaçaj?
Ohh sa mire, I morri edhe tenderin e fundit Holta! Gjynah qe humbi disa gjyqe te mire keto kohe. Te kishte zgjatur edhe nje muaj te pakten . Sa te pameshirshem jeni o njerez.