TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2023, 11:12

Kush po e kërcënon kreun e SPAK? Merren masa shtesë për sigurinë e Altin Dumanit

Shkruar nga Pamfleti
Kush po e kërcënon kreun e SPAK? Merren masa shtesë për
Kreu i SPAK Altin Dumani

Nisur nga lëvizjet e fundit të SPAK, janë shtuar masat e sigurisë për kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Mësohet se prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë lëviz me makinë të blinduar.

Po kështu bëhet e ditur se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor.

Gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.

Prokuroria e Posaçme ka nisur sot hetimin pasuror për personat e hetuar në kuadër të këtij operacioni. Mes personave që po hetohen janë edhe  biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.

Në sitën e Prokurorisë së Posaçme do të kalojnë prona të paluajtshme dhe të luajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj.

Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme. Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani, i cili është edhe kreu i SPAK dhe Arben Kraja.

Sakaq, gjatë seancës së zhvilluar ditën e djeshme, e cila zgjati rreth 3 orë asnjë nga të arrestuarit nuk ishin të pranishëm.

altin dumani spak

Lini një Përgjigje