TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2024, 15:25

Kreshnik Spahiu zbulon arsyen përse Rama nuk shpall dot zgjedhje të parakohshme për Himarën!

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu zbulon arsyen përse Rama nuk shpall dot zgjedhje të

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se Shqipëria dhe Greqia do ta tejkalojnë përplasjen diplomatike që ka lindur në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu theksoi se tregues i kësaj është një derë bashkëpunimi që i është lënë Athinës e hapur nga kryeministri Rama. Sipas tij mos-shpallja e zgjedhjeve të reja në Himarë është një as nën mëngë që Rama do ta përdorë për të shmangur përplasjen diplomatike.

Do të ketë zgjidhje, një nga arsyet pse ka zgjidhje është se Rama i ka lënë një shteg të hapur Greqisë duke mos realizuar zgjidhje të parakohshme në Himarë. Ligjërisht duhet të ishin bërë zgjedhje në Himarë. Fakti që zgjedhjet nuk po ribëhen tregon që Rama po mban një as në xhep që do ta nxjerrë në momentin e duhur që të arrijë një pajtim me Greqinë dhe ta shmang këtë konflikt diplomatik”, tha Spahiu.

Juristi bëri dhe një analizë të arsyeve pse Greqia nuk do të mund dot të bllokojë proceset integruese të Shqipërisë në BE.

Pse mendoj unë se Greqia nuk do ta pengojë dot procesin e integrimit. Së pari mendoj se Bashkimi Evropian do të ndryshojë procedurat e votimit dhe do të heqë veton në procesin e zgjerimit. Pra  nuk do të lejojë që një shtet anëtarë të bllokojë anëtarësimin e një shteti apo disa shteteve të tjera. E dyta mendoj se Edi Rama do të arrijë një marrëveshje.

Nuk them sot apo nesër, por brenda një viti do gjendet një zgjidhje me Greqinë për Fredi Belerin. E treta mendoj që Greqia nuk ka luksin për të bllokuar Shqipërinë si 20 vite më parë, pasi ndryshe nga 20 vite më parë Brukseli dhe Uashingtoni janë radhitur në krah të Shqipërisë. Arsyeja e thjesht është që Perëndimi është kundër Greqisë është pasi nuk duan një konflikt etnik në jug të Shqipërisë”, tha Spahiu.

spahiu

Lini një Përgjigje