TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 00:37

Kontestimi i PD-së për votat e Diasporës nga Greqia, Celibashi: S’mund të shpallen të paligjshme 20 mijë fletë vetëm me pretendime

Shkruar nga Pamfleti

Kontestimi i PD-së për votat e Diasporës nga Greqia, Celibashi:

Pas përfundimit të votimit dhe nisjes së procesit të numërimit në mesnatën e kaluar, në Parkun Olimpik të Tiranës, ku po numërohen votat e ardhura nga diaspora ka pasur tensione mes palëve.

Partia Demokratike ka kontestuar numërimin e votave të ardhura nga Greqia, duke ndërprerë përkohësisht këtë proces.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili ndodhej në Parkun Olimpik, doli në një konferencë për mediat për të sqaruar situatën. Ai tha se vendimmarrja për çështje të tilla do të merret mbi bazën e ligjit.

“Nuk mund të ketë vlerësim në bllok për të gjitha votat e diasporës. Nuk mund të shpallen të paligjshme 20 mijë vota vetëm pse dikush ka një dyshim të paargumentuar,” deklaroi Celibashi, teksa theksoi se deri më tani PD-ja nuk ka paraqitur prova zyrtare për pretendimet e saj.

Celibashi u pyet edhe për vendimin e KQZ-së për rezultatet e votimit elektronik që nuk do t’i publikojë në kohë reale, por në orët e para të mëngjesit të së hënës.

“Gjithsekush  bën vlerësimin e vet në lidhje me akte dhe vendimmarrje, mesa duket dikujt i mungon qetësia dhe aftësia për të vlerësuar siç duhet të gjithë elementët që lidhet me një proces zgjedhor. Asgjë nuk është peshqesh prej KQZ por prej politikës”, tha ai.

Lini një Përgjigje