TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2024, 21:45

Konfrontimi mes Elias dhe Lekës, gazetarja tregon detaje: Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka, princi shkelmoi një biçikletë

Shkruar nga Pamfleti

Konfrontimi mes Elias dhe Lekës, gazetarja tregon detaje: Kamerat e

Gazetarja Dorjana Bezat ka zbardhur detaje të reja nga konflikti mes Princit Leka dhe familjes Zaharia.

Ajo tha se u shokua kur pa shenjat e dhunës në trupin e babait të Elia Zaharias, Gjergj Zaharia. Ky i fundit ishte goditur me shkelma në këmbë aq shumë sa që kishte vështirësi të ngrihej për shkak të hematomave.

“Akti ekspertimit mjeko ligjor dhe një burrë që pretendon se është sulmuar nga një grua dhe një plak. Unë gërmova më tepër për të parë po kjo grua a është dhunuar? Nëse fizikisht jo, po psikologjikisht? Ajo kishte shenja dhune, fizike, psikologjike. Ajo që mua më ka shokuar kanë qenë shenjat e dhunës në trupin e një të moshuari. Ai burrë mezi është çuar në këmbë nga hematomat që ka në këmbët e poshtme”, tha Dorjana Bezat.

Bezat shtoi se kamerat e sigurisë kanë filmuar Princin Leka të shkonte i nervozuar drejt banesës, madje duke shkelmuar një biçikletë që ndodhej në oborr, para se të përballej me ish-bashkëshorten.

“Nga kamerat e Pallatit Mbretëror del që princi e ka atë agresivitet pa u përballur me askënd. Fillimisht shkelmon një biçikletë e cila është e parkuar në oborr”, tha gazetarja për "Zona Zero".

Lini një Përgjigje