TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2025, 20:34

“Koha këtu nuk është flori, por pluhur”, Braçe nis denoncimet nga njësia që e bëri deputet

Shkruar nga Pamfleti

“Koha këtu nuk është flori, por pluhur”, Braçe

Erion Braçe morri mandatin e deputetit nga lista e hapur e PS-së në zgjedhjet e 11 majit, teksa ishte caktuar në Njësinë 5 në Tiranë, pasi u zhvendos nga Qarku i Fierit drejt kryeqytetit, si një prej kandidatëve socialistë në garën elektorale.

Braçe rezultoi një nga emrat më të votuar në listën e hapur të PS-së në Tiranë dhe duket se tashmë do të zhvendosë vëmendjen nga bujqit që i kishte dikur zgjedhësit e tij, te problemet e kryeqytetit.

Përmes rrjeteve sociale, deputeti socialist, ankohet për rrëmujën në një nga lagjet e Selitës, e shkaktuar, sipas tij, nga OSHEE, për të cilën thotë se nuk ka rehabilituar rrugën, pas nxjerrjes së një linje nga nënstacioni dhe shtrirjen nën rrugë, duke prerë asfaltin.

Ka nxjerrë nje linje nga nenstacioni, pune e saj, e ka shtrire nen trupin e rruges, duke prere rrugen anash e permes, por ka lene rrugen keshtu ne gati 30% te seksionit te saj;

Cakull e doemos pluhur!

5 jave me pare i gjeta ketu punetoret e nje kompanie nen kontrate me OSHEE; me thane qe do prisnin dy jave qe çakulli të zinte vend dhe te asfaltonin; kanë kaluar 2 javët e tyre dhe 3 të tjera plus dhe rruga është siç e shihni, e pa rregulluar!

Presim OSHEE-në, ç’të bëjmë, presim! Koha këtu nuk është flori, koha është pluhur”, shkruan Braçe.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje