Teksa mbledhja në KLP ka nisur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, përfaqësues të ambasadës gjermane nuk kanë mbërritur ende, duke lënë vendet bosh.

Mësohet se ata pritet të jenë prezentë vetëm gjatë votimit.

Ndërkohë pjesë në mbledhje po marrin përfaqësues të SHBA, BE, Holandës dhe Britanisë së Madhe.
Katër janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK, Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho.
Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Aktualisht është kandidati Adnan Xholi që po prezanton platformën e tij para anëtarëve të KLP, ku premtoi se do të çojë para luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Xholi tha se është e rëndësishme të çrrënjoset kultura e pandëshkueshmërisë, ndërsa si prioritet paraqiti edhe mbrojtjen e prokurorëve për të cilët tha se janë pre e sulmeve të padrejta.
Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.
Lini një Përgjigje