TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2024, 10:04

Kërkon lirimin me kusht, Fredi Beleri mbërrin në gjykatën e Fierit

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon lirimin me kusht, Fredi Beleri mbërrin në gjykatën e

Fredi Beleri ka mbërritur në gjykatën e Fierit.

Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.

Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën. Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit.

Ndryshe nga herët e tjera sot ka një interes më të madh nga mediat greke. Janë disa media greke që presin para Gjykatës mbërritjen e Belerit.

Lini një Përgjigje