TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Nëntor 2023, 14:28

Kërcënimet e Greqisë me veto, gazetari: Çështja Beleri nuk mund të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE!

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet e Greqisë me veto, gazetari: Çështja

Gazetari Roland Qafoku tha se çështja e Belerit nuk ka lidhje me një konflikt të mundshëm me Greqinë.

Sipas tij, kjo çështje nuk mund të bëjë që Greqia të vendosë veto për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai tha se nuk mund të flitet as për shkelje të të drejtave të njeriut pasi sipas tij shqiptarëve u janë shkelur të drejtat shumë herë, e askush nuk ka reaguar.

“Çështja Beleri është çështja Beleri, nëse Greqia kërkon gjilpërën në kashtë për të krijuar një problem me Shqipërinë, nuk shkon. Unë nuk e kam parë ndonjëherë Greqinë të shqetësohet kur i vunë shqiptarët si dele në ’95-’97 dhe i sillnin në Shqipëri.

Janë 250 shqiptarë të vrarë nga këta emigrantë që kaluan kufirin me këmbë, e nuk kam parë të shqetësohet njeri, 40 prej tyre, ishin fëmijë. Mjafton kjo shifër dhe duhet reagim.

Nëse përmendim të drejtat e njeriut, të drejtat e njeriut i janë shkelur shqiptarëve, janë vrarë 244-245 shqiptarë dhe nuk është thënë një fjalë, për mos të thënë ato operacionet fshesa e të tjerë. Lëre çështjen e Çamërisë e të tjera. Nuk ka minoritar në Shqipëri që është persekutuar. Në vitin 2023 të flasim si në 2001 apo 2002”, tha Roland Qafoku për Euronews Albania.

 

kercenime greqi gazetari beleri intergrim be

Lini një Përgjigje