
Eksperti kriminalistik Ervin Karamuço u shpreh mbrëmjen e sotme se në listat e kandidatëve për deputet për 11 majin mund të ketë emra që po hetohen nga SPAK.
Karamuço tha se SPAK ka dhënë sinjale se po heton persona konkret.
“Disa prej këtyre emrave janë sërish në listë”, tha Karamuço. Ai theksoi se pas 11 majit nuk duhet të prodhohen “deputetë alibi”, pasi tashmë dihet publikisht se kush po hetohet nga SPAK dhe që po përfshihen në lista.
“Sa emisione janë bërë për këtë çështje, ndërkombëtarët kanë dhënë fonde pa fund për të forcuar filtrat e dekriminalizimit. Atëherë kur dihet, pse përfshihen në listë këta emra që janë nën hetim”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje