TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2024, 19:24

Kapriçot e motit/ Tirana “digjet”, Elbasani përballet me stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm

Shkruar nga Pamfleti

Kapriçot e motit/ Tirana “digjet”, Elbasani përballet me

Teksa Tirana dhe shumë qytete të tjera po vijnë nga temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius, Elbasani është përballur me reshje të dendura shiu.

Si pasojë e mbizotërimit të motit me stuhi të shoqëruar me erë të fortë në qytet janë shkulur pemë si edhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh.

Kapriçot e motit/ Tirana “digjet”, Elbasani përballet me

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ndërkohë po punohet për normalizimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

Burime zyrtare nga Bashkia e Elbasanit konfirmuan se nga ana e ekipeve të shërbimit zjarrfikës po punohet me intensitet të lartë në të gjitha zonat ku janë shkaktuar probleme nga moti i keq.

Kapriçot e motit/ Tirana “digjet”, Elbasani përballet me

Lini një Përgjigje