TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 22:51

Kaos në kampin e Gjadrit/ 20 emigrantë shkatërrojnë dhomat, 3 vetëplagosen me thika

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në kampin e Gjadrit/ 20 emigrantë shkatërrojnë dhomat,

Në përpjekje për të kryer një akt ekstrem, tre nga emigrantët e përfshirë thuhet se i kanë shkaktuar vetes plagë me thikë, duke kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor...

Shpërthen dhuna në kampin e emigrantëve në Gjadër (Lezhë).

Momente tensioni ekstrem në qendrën e ngritur nga qeveria italiane në Gjadër , ku janë pritur 40 shtetas të huaj të riatdhesuar nga Italia pas dekreteve të dëbimit.

Sipas Tg4, rreth 20 emigrantë filluan protestën e dhunshme , duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës dhe duke shkaktuar kaos.

Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe shtëpitë e plaçkitura janë vetëm disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.

Në përpjekje për të kryer një akt ekstrem, tre nga emigrantët e përfshirë thuhet se i kanë shkaktuar vetes plagë me thikë, duke kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor. Fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk ishte serioz. Ndërkohë, një nga emigrantët të cilit iu anulua urdhri i dëbimit është kthyer tashmë në Itali.

Çështja është se këta emigrantë nuk ishin emigrantë “të zakonshëm”. Kështu shpjegoi ministri i brendshëm italia Matteo Piantedosi , i cili bëri të ditur faktin se bëhet fjalë për persona të akuzuar ose të dënuar për krime veçanërisht të rënda, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime të rënda, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje, nxitje të miturve dhe posedim të lëndëve narkotike.

Qendra e emigrantëve në Gjadër po funksionon si një CPR, ku fillimisht janë strehuar 40 emigrantë, të cilëve I është refuzuar azili në Itali dhe do të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës.

Qeveria italiane nuk ka bërë publike kombësitë e tyre apo detaje të tjera. Të dy objektet në Shëngjin dhe në Gjadër u ndërtuan fillimisht për të përpunuar kërkesat për azil të personave të shpëtuar në Detin Mesdhe nga Italia. Por që nga inaugurimi i tyre në tetor, gjykatat italiane i kanë ndaluar autoritetet që t’i përdorin ato dhe grupe të vogla emigrantësh të dërguar atje janë kthyer në Itali. 

Qeveria italiane e kryeministres Giorgia Meloni, qe udhëheq nga e djathta ekstreme, miratoi një dekret muajin e kaluar që ndryshoi përdorimin e qendrave shqiptare të përpunimit të shpejtë të azilit për të përfshirë mbajtjen aty edhe të azilkërkuesve të refuzuar me urdhër dëbimi.

Nuk është e qartë se sa kohë mund të mbahen emigrantët në Shqipëri. Në Itali ata mund të ndalohen deri në 18 muaj në pritje të dëbimit. Qasja e re e Melonit për të dëbuar emigrantët u bën jehonë deportimeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump të emigrantëve të kombësive të ndryshme në Panama. Kjo është gjithashtu në përputhje me një propozim të fundit të Komisionit të BE-së që, nëse miratohet, do t’i lejojë vendet anëtare të BE-së të krijojnë të ashtuquajturat “nyje kthimi” jashtë vendit. /Përshtati Pamfleti/

 

 

Lini një Përgjigje