
Ish-presidenti Bamir Topi duket se ka lënë pak pas krahëve politikën dhe i ka hyrë fushës së Big Brother.
Ai ishte sot në emisionin e Milaim Zekës ku u pyet mbi reagimet në rrjet për përplasjen fizike mes Gjestit dhe Jozit.
I pyetur nga moderatori Milaim Zeka, se përse shqiptarët janë kaq të zellshëm të protestojnë për këtë shuplakë në një “reality shoë” dhe të injorojnë problematika të mëdha të tjera që i prekin ata në jetën reale, Topi hodhi dyshime edhe te përfshirja e shërbimeve të huaja sekrete.
Ai tha se në kohët e sotme, një pjesë e madhe e luftës është përqendruar te inteligjenca apo teknologjia. Ai ngriti dyshime se shumë nga profilet që komentojnë duke i fryrë përçarjes mes shqiptarëve në rrjetet sociale janë profile të dyshimta.
“Unë nuk dëshiroj të futem në trajtimin e nivelit kulturor në shoqëri dhe specifikisht te brezi i ri. Edhe në portale, duket sikur janë shumë, por janë në fakt pak njerëz me emra të çuditshëm, dhe profesionstë. Niveli i shoqërisë është i rëndë, dhe kam bindjen se niveli i mesëm nuk do i frynte kësaj përçarjeje. Por janë falanga, janë falanga që paguhen nga kjo punë. Janë shërbime sekrete. Sot lufta bëhet në inteligjencë. Për turpin e tyre, kemi parë edhe shqiptarë, që flasin shqip, në këto shërbime sekrete”, tha Bamir Topi në emisionin “Zona Zero”.
Lini një Përgjigje