TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 21:59

"Ka amerikanë maskarenj që na thonë se jemi në demokraci!"/ Debati mes Bushatit dhe Iljazajt: Yuri Kim u zbukurua më shumë se Monika!

Shkruar nga Pamfleti

"Ka amerikanë maskarenj që na thonë se jemi në

Mbrëmjen e sotme në 'TPZ' është diskutuar vizita e Sekretarit Blinken në Tiranë dhe mbështetja që ai i dha Edi Ramës, duke e quajtur një "udhëheqës të shquar".

Në emision pati debate lidhur me këtë mbështetje që Blinken i dha kryeministrit. Bushati tha se ka një pakicë që mundohet të na mbushë mendjen se po jetojmë një demokraci që po evolon.  Më tej, ai tha se mirë ia thonë Yuri Kimit, më shumë u zbukurua Yuri Kimi sesa Monika Kryemadhi këto tetë vjet!

Debati:

Ervis Iljazaj: E tha edhe Bushati që po mbështet një regjim.

Andi Bushati: E mbaj mend kur u ngritën adoleshentët për Klodian Rashën, doli Yuri Kim dhe tha “I them pushtetarëve të vjetër të ndërpresin trazirat”. Edhe kundër adoleshentëve e mbrojti regjimin. Po të vinte Saliu sot, prapë do të bëheshin me Saliun ata.

Ervis Iljazaj: Ngritët një diskutim që Amerika është me të fortët.

Andi Bushati: Kundër interesave të shumicës së shqiptarëve, edhe kur bëhet me Saliun edhe kur bëhet me Edi Ramën.

Ervis Iljazaj: Pra Amerika është shkatërruese e demokracisë?

Andi Bushati: Po, padyshim.

Neritan Sejamini: E ka shkatërruar vetë Shqipëria, në fakt se nuk e kemi ndërtuar asnjëherë, prandaj nuk ka çfarë shkatërron Amerika.

Andi Bushati: Ka një pakicë këtu, që ne sigurisht nuk kemi bërë demokraci normale, por ka një pakicë që mundohet të na mbushë mendjen se po jetojmë një demokraci që po evolon. Ka edhe maskarenj amerikanë që u japin të drejtë kësaj. Jam kundër këtyre. Mirë ia thonë Yuri Kimit, më shumë u zbukurua Yuri Kimi sesa Monika Kryemadhi këto tetë vjet!

Preç Zogaj: Kur flasim në emër të pakicave dhe shumicave, duhet të referojmë sondazhet.

 

bushati iljazaj yuri kim monika

Lini një Përgjigje