TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 21:56

“Blinken nuk erdhi për qeverinë”, Vangjeli: Ishte mesazh mbështetje për Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti

“Blinken nuk erdhi për qeverinë”, Vangjeli: Ishte mesazh

Analisti, Lorenc Vangjeli, e cilëson vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, një vizitë për shqiptarët dhe jo qeverinë.

Në një intervistë për emisonin “Top Story”, Vangjeli tha se vizita e tij ishte thjeshtë një mesazh për të treguar se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i SHBA-së.

Në këtë botë, me një mjedis gjithnjë e më vulnerabël sigurie, ndodh që të ketë kundërshtarë vende si Rusia. Parë më ketë sy, kur shqiptarët kanë pasur halle, vijnë me raketa. Kur ka çështje sigurie, vijnë me diplomat. Edhe Clinton në 2012, nuk erdhi për qeverinë. As sot Blinken nuk ka ardhur për qeverinë. Ka ardhur për Shqipërinë. Problemet tona janë të panumërta, korrupsioni është ndër ato të listuara në rangun më të lartë. Është shumë e ndjeshme për ne këtu brenda. Por, kur ka kërcënime të sigurisë, mendon për bukën dhe jetën. Ishte një vizitë për të thënë që kur në rajon ka probleme me sigurinë, Amerika të merr në telefon. Rama nuk është thjesht kryeministri, por është shqiptari që përfaqëson interesin tonë”, u shpreh Vangjeli.

vangjeli

Lini një Përgjigje