
Tensionohet situata në Theth, aty ku po zhvillohet dita e 6 e aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Gjatë ditës së sotme në mbështetje të banorëve që kundërshtojnë shembjen e banesave kanë shkuar Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, dy deputetë të qarkut të Shkodrës, që në 11 maj morën mandatet për në Parlamentin e ri.
Përplasja mes dy deputetëve të ardhshëm ka qenë me drejtuesin e ri të Policisë së Shkodrës, Gentian Berberin.
Dy politikanët e opozitës pretendojnë se Kryepolici i Shkodrës ka kërcënuar deputetët duke iu thënë “ju tërheq edhe ju zvarrë”.
Kjo ka shkaktuar një tensionim dhe përplasje mes përfaqësuesve të opozitës.
Lini një Përgjigje