
Ish-Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Werner Daum, u gjet i pajetë paraditen e sotme në një nga hotelet në zonën e Golemit, ku po kalonte pushimet.
Daum, një emër i njohur i diplomacisë gjermane, ishte rikthyer në Shqipëri 35 vite pasi la detyrën e ambasadorit në vendin tonë.
Dyshimet e para janë se Daum ka humbur jetën si pasojë e një infakti, pasi prej kohësh kurohej nga zemra.
Ai u gjet në dhomën e hotelit, pasi nuk po i përgjigjek telefonatave.
Nga raportimet mësohet se rreth orës 10:15 në hollin e hotelit u paraqit një person, që ish-ambasadori Daum kishte lënë takim. Ai pyeti në recepsion dhe më pas ishte recepsioni që tentoi të lidhej me ish-ambasadorin. Në kushtet kur askush nuk përgjigjej, një prej pjesëtarit të stafit ka shkuar në dhomën e ish-ambasadorit, ku është gjetur i pajetë.
Dyshimet janë se Daum ka humbur jetën disa orë përpara se të gjehej nga stafi i hotelit.
Lini një Përgjigje