TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2025, 11:41

Situata në Theth/ Policia blindon zonën, fadromat vijojnë shembjet

Shkruar nga Pamfleti

Situata në Theth/ Policia blindon zonën, fadromat vijojnë

Fadroma të IKMT kanë vijuar për të 6-ën ditë rradhazi aksionin për shembjen e ndërtimeve të zonën e Thethit, që konsiderohen të paligjshme nga autoritetet.

Pavarësisht se deri në mesditë është një situatë e qetë, ajo që tërheq vëmendjen është një numër i shtuar i policisë, përfshi forca të FNSH-së në zonën e Thethit.

Sipas raportimeve nga News24, forcat policore janë vendosur në formacion sigurie përgjatë zonës ku po zhvillohet ndërhyrja.

Po ashtu, në vendngjarje ndodhen mjete të rënda (fadroma), të cilat po vijojnë me shembjen e objekteve të evidentuara si të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Gjatë ditës së djeshme, aksioni u shoqërua me tensione mes banorëve dhe forcave të rendit, ndërsa janë regjistruar përplasje verbale dhe momente përshkallëzimi.

Ndërhyrja në zonën e Thethit ka nxitur edhe reagime nga subjekte politike dhe përfaqësues të komunitetit fetar. Kisha Katolike në Shkodër ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë, dialog dhe komunikim mes banorëve dhe institucioneve përgjegjëse, në mënyrë që situata të menaxhohet pa përplasje.

Lini një Përgjigje