
E ndërsa në Beograd, Trump ka nominuar Mark Brnovich që prej muajit mars, ndërsa në Athinë është konfirmuar në ditët e fundit Kimberly Guilfoyle, për Tiranën dhe Prishtinën, nuk ka asnjë proces të nisur
Kimberly Guilfoyle pritet të marrë zyrtarisht detyrën si ambasadore e SHBA në Greqi, pasi Senati e konfirmoi kandidaturën e Presidentit Donald Trump në një seancë dëgjimore.
Në këtë mënyrë, pas Serbisë, Presidenti Donald Trump në mandatin e tij të dytë ka emëruar edhe ambasadoren e SHBA në Greqi, ndërsa ende nuk ka asnjë zhvillim lidhur me caktimin e Ambasadorëve amerikanë në Shqipëri dhe Kosovë. Si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, misioni diplomatik amerikan drejtohet nga të dërguarit me punë, një profil më i ulët diplomatik se ai i ambasadorëve, që në jo pak raste mund të përkthehet edhe si një ‘vëmendje e ulët’ lidhur me zhvillimet e brendshme.
E ndërsa në Prishtinë, ambasadori amerikan mungon prej 7 muajsh, në Tiranë prej më shumë se dy vitesh, Ambasadat e SHBA drejtohen nga “E dërguara me punë”, teksa kjo ndjehet në zhvillimet e brendshme, duke pasur parasysh faktin se diplomatët amerikanë në të paktën dy dekadat e fundit kanë qenë shumë aktivë kundrejt çdo situate politike, ekonomike apo sociale në Shqipëri.
E ndërsa në Beograd, Trump ka nominuar Mark Brnovich që prej muajit mars, ndërsa në Athinë është konfirmuar në ditët e fundit Kimberly Guilfoyle, për Tiranën dhe Prishtinën, nuk ka asnjë proces të nisur. Pra nuk ekziston asnjë emër kandidati të propozuar nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili më pas kalon në procedurat standarde të Senatit. Kjo do të thotë se në të dy vendet, Ambasadat e SHBA do të vijojnë, ndoshta edhe për disa muaj, të drejtohen nga ‘të dërguarit me punë’, ndonëse si Shqipëria dhe Kosova konsiderohen si dy shtetet më pro-amerikane në Europë.
Konfirmimi i ambasadores në Greqi
Seanca në Senat për konfirmimin e ambasadores amerikane në Athinë shënoi një moment të pazakontë.
Mediat amerikane shkruajnë se ndërsa Guilfoyle u paraqit në seancën dëgjimore në Senat, pas kurrizit të saj qëndronte i ulur një prej anëtarëve të familjes Trump, duke shprehur në këtë mënyrë mbështetjen e plotë për kandidaturën.
Mediat aludojnë se Guilfoyle nuk u zgjodh si ambasadore nga Presidenti Donald Trump, 7 muaj më parë. Madje ajo nuk u zgjodh në këtë pozicion as nga ish-i fejuari i saj Donald Trump Jr., të cilin ajo dikur e quante "shpirti binjak" dhe "mik i përjetshëm" gjatë marrëdhënies së tyre gjashtëvjeçare.
Ai që i dha mbështetjen maksimale ishte Donald Trump III.
Dhe momentin e seancës dëgjimore, ajo e ndau me ndjekësit duke postuar video dhe foto, në të cilat shfaqej djali i saj Ronan Villency dhe Donald Trump III, djali i Donald Trump Jr. dhe nipi i Donald Trump. Donald Trump III shihet i ulur pas ish-personalitetit televiziv të Fox Neës, ndërsa ajo i drejtohet Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.
Ambasadorja e ardhshme e SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është një ish-modele, avokate dhe prezantuese e Fox Neës. Ajo ka qenë mjaft e njohur në rrethin e Trump. Guilfoyle më parë është shfaqur në "The Five" dhe "Outnumbered" në Fox Neës. Përpara lidhjes së saj me Donald Trump Jr., Guilfoyle ishte martuar me Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Neësom, një demokrat, ndërsa ai ishte kryetar bashkie i San Franciskos. Ata u divorcuan në vitin 2006 dhe ajo u martua me trashëgimtarin e mobiljeve Eric Villency po atë vit. Ata patën një djalë, Ronan Villency, por u divorcuan në vitin 2009.
Donald Trump Jr. dhe Guilfoyle ishin bashkë nga viti 2018 deri në vitin 2024. Të dy ishin aktivë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke u shfaqur në tubime dhe duke mbajtur fjalime. Donald Trump Jr. dhe Guilfoyle ishin gjithashtu aktivë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Donald Trump nominoi Guilfoyle si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Greqi, disa ditë pasi u shfaqën fotot e Donald Trump Jr. duke u puthur me personalitetin e lartë të Palm Beach, Bettina Anderson.
Më 7 maj, gazetari i Breitbart Neës, Mattheë Boyle, ndau në internet një foto të Kimberly Guilfoyle "duke u diplomuar nga shkolla e ambasadorëve".
Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon që ambasadorët dhe diplomatët amerikanë të ndjekin trajnime në Institutin e Shërbimit të Jashtëm. Sipas faqes së tij të internetit, kurrikula përfshin studime të gjuhëve të huaja, kuptim të qeverisjes shtetërore dhe trajnim lidershipi.
Edhe pse ajo dhe Donald Trump Jr. nuk janë më në lidhje, Guilfoyle vazhdon të jetë një mbështetëse e fortë e babait të tij dhe përdorur platformat e saj të ndryshme, për të përhapur lajmet e administratës Trump. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje