
Arqipeshkvia e Shkodrës ka reaguar përmes një deklarate lidhur me situatën e tensionuar në Theth, aty ku prej 5 ditësh vijon një aksion i IKMT për shembje ndërtimesh pa leje, por ka edhe përplasje dhe tensione mes banorëve dhe forcave të rendit apo inspektorëve.
Arqipeshkia thekson në reagimin e saj se “jemi të shqetësuar për çka po ndodh në zonën e Thethit”.
“Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë dhe dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje.
Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.
Ne besojmë se është themelore të mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojnë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.
Lutemi me zemër që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratë.

Lini një Përgjigje