TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2025, 15:23

Prokurorja nuk hetoi ndërtimet pa leje në Theth, Manja: Cënohet besimi te drejtësia, ILD të hetojë Elsa Gjelin

Shkruar nga Pamfleti

Prokurorja nuk hetoi ndërtimet pa leje në Theth, Manja: Cënohet

Nxitim dhe paaftësi profesionale, e ka klasifikuar Manja, mënyrën se si ka vepruar prokurorja Gjeli, duke mos nisur procedimin penal, ndaj shkelësve të ligjit...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i ka drejtuar një thirrje ILD dhe KLP që të veprojnë me vendosmëri për të garantuar integritetin ligjor në rastin e prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, që nuk hetoi një vepër të rëndë penale, si ajo e ndërtimeve pa leje.

Manja i ka kërkuar ILD që të bëjë një hetim të thelluar, pasi prokurorja pa kryer asnjë hetim vendosi që të mos nisë procedimin penal ndaj shkelësve të ligjit në Theth.

Refuzimi për të hetuar një vepër të tillë penale bie ndesh me frymën e reformës në drejtësi. Prokurorja Gjeli ka kryer asnjë hetim doli në konkluzionin se mungon fakti penal”, tha Manja.

Nxitim dhe paaftësi profesionale, e ka klasifikuar Manja, mënyrën se si ka vepruar prokurorja Gjeli, duke mos nisur procedimin penal, ndaj shkelësve të ligjit. Sipas ministrit të Drejtësisë, prokurorja e Shkodrës është bazuar në një ligj që nuk ekzsiton, ndaj edhe duhet të hetohet nga ILD.  

“ILD të hetojë pa vonesë rastin, në përputhje me ligjin. Duhet të garantohet integriteti dhe besimi i publikut të drejtësia. Raste të tilla minojnë besimin e publikut te drejtësia”, tha Manja.

Ministri i Drejtësisë tha se "Shqipëria 2030 në BE" ndërtohet çdo ditë në çdo institucion dhe institucione si Prokuroria e Shkodrës, që marrin në mbrojtje publike mosveprimin e një prokuroreje ndaj një vepre të rëndë penale si ndërtimi i një fshati të tërë turistik në zemër të një zone të mbrojtur si Thethi, nuk janë në lartësinë e misionit të madh kombëtar të anëtarësimit europian të Shqipërisë.

Si ministër i Drejtësisë, bazuar në kompetencat që më jep ligji, kam kërkuar zyrtarisht nisjen e hetimit disiplinor për një rast flagrant të mosushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit që ka të bëjë me ndërtimin pa leje të një parku turistik në zemër të Thethit.

Prokurorja Elsa Gjeli, nga momenti i referimit nga Policia gjyqësore, të një materiali kallëzues në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të këtij parku turistik në zemër të Thethit, pa kryer asnjë hetim, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Duke analizuar vendimin e mosfillimit, duke ballafaquar argumentet e dhëna në hetim me Kushtetutën dhe ligjin, ne mendojmë se ky vendim bie ndesh me parimin e ligjshmërisë", tha Manja.

Përplasja Rama-Prokurori

Deklarata e Manjës vjen pas një letre që prokurorja Gjeli i ka drejtuar KLP-së, përmes të cilës, ajo kërkon reagim ndaj akuzave dhe sulmeve që i janë bërë nga Kryeministri Edi Rama, duke i cënuar dinjitetin dhe pavarësinë profesionale.

Gjeli e nis me arsyetimin e vendimit të saj për të mos nisur hetimet, duke nënvizuar se në kohën kur ajo hetoi nuk kishte beton në hapësirë por vetëm kontejnerë të vendosur mbi pllaka guri sipas refererimit të të bërë nga Policia Gjyqësore. Prokurorja thotë se edhe nga referimi i bërë nga Komisariati i Policisë Shkodër, citohej se Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Shkodër e konsideronte vendosjen e kontenjerëve kundërvajtje administrative.

Këto deklarata janë bërë në kapacitetin e tij si Kryeministër, duke ndikuar në perceptimin publik, duke më ekspozuar ndaj një lincimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv”, shprehet ndër të tjera Gjeli në letrën drejtuar KLP-së.

Kryeministri Edi Rama lidhur me Thehin është shprehur se Prokurorja jo vetëm që nuk nisi hetim, edhe pse iu referuan materialet nga Policia e Shtetit, por hartoi edhe një ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje.

Në një aspekt Policia e Shtetit ka funksionuar, ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori, dhe siç është bërë e ditur në një rast të një flagrance spektakolare ku nuk është ndërtuar një ngrehinë, por një fshat i tërë turistik, në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka bërë një ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje”, tha Rama.

Lini një Përgjigje