
Kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë ata që i dërguan mesazhe lidhur me ndërhyrjen e tij kirurgjikale.
Beci ju nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit. Mësohet se ai gëzon shëndet të mirë, teksa ka falënderuar mjekët e spitalit të Shkodrës për ndërhyrjen.
“Të nderuar bashkëqytetar, më lejoni t’ju falënderoj për çdo mesazh që më keni përcjellë për tu interesuar për ndërhyrjen kirurgjikale që kam realizuar sot pranë Spitalit të Shkodrës.
Faleminderit gjithsecilit, por në mënyrë të veçantë bluzat e bardha të Spitalit të Shkodrës, me në krye drejtorin e institucionit Dr.Senad Halluni, mjekët kirurg të Shkodrës Dr.Gëzim Galiqi, Dr.Shpëtim Ymeri dhe mjekun anestezist Ervin Troshani, për gadishmërinë dhe kujdesin e treguar. Mirënjohje pafund”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje