
Studiuesja Valbona Zeneli është zgjedhur për të shërbyer si koordinatore në Institutin e Shërbimit të Jashtëm në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Zeneli përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozicion të ri si Koordinatore Kursi (CTR) në Institutin e Shërbimit të Jashtëm të Departamentit Amerikan të Shtetit”, shkruan ajo.
Ajo ka një doktoraturë nga Universiteti i Barit në Ekonominë Politike ndërkombëtare dhe një master në Marketing Ndërkombëtar nga Universiteti i njohur "Georgetown" ne Washington. Shkollën e lartë, Dr. Zeneli e kreu për administrim biznesi në Universitetin e Bolonjës, ku ka mbaruar ne notat më të larta. Zeneli gjithashtu është diplomuar nga Programi i Lidereve ne Marshall Center si edhe nga programi Edukimi Ekzekutiv i Kennedy School of Government ne Universitetin e Harvardit. Në Shqipëri ajo ka punuar pranë Ministrisë së Ekonomisë (gjatë periudhës së qeverisjes Nano) dhe këshilltare pranë ish-kryeministrit Nano (2003-2005).
Lini një Përgjigje