TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2025, 11:38

“Jo takime elektorale në Universitetin e Shkodrës”, Rektori Tonin Gjuraj: Nxisim aktivizmin politik, por të mos shfrytëzohen mjediset

Shkruar nga Pamfleti

“Jo takime elektorale në Universitetin e Shkodrës”,

Rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, i bëri thirrje pedagogëve dhe studentëve që të shmangin takimet elektorale në mjediset e këtij universiteti me kandidatë të ndryshëm për deputet sepse një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Gjuraj tha se pedagogët dhe studentët janë të lirë që të angazhohen politikisht pas orarit zyrtar të punës.

“Natyrisht kam nxitur gjithmonë aktivizmin politik, që të rinjtë të angazhohen, por duke pasur parasysh rolin dhe profilin e Universitetit, ftoj studentët dhe pedagogët që të shmangin takimet elektorale në mjediset e Universitetit, takime me kandidatë të forcave të ndryshme politike. Mjediset e këtij institucioni në mënyrë absolute nuk duhet të shfrytëzohen për takime të natyrës elektorale”, tha Gjuraj në A2CNN.

Rektori Gjuraj kërkoi që në muajin prill, pra pas pak ditësh të nisë puna për kontaktet me gjimnazet nga Ulqini në Malin e Zi deri në Tropojë për të thithur sa më shumë studentë për vitin e ardhshëm akademik.

Në mbledhjen e senatit rektori i universitetit të Shkodrës tha se nga aplikimi për 14 programe në Ministrinë e Arsimit 9 prej tyre kanë kaluar fazën e parë ndërsa bëri të ditura edhe disa projekte që do financohen nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor.

Në fillim të mbledhjes senati akademik i universitetit “Luigj Gurakuqi” mbajti një minutë heshtje në nder të profesor Selman Sheme i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. 

Lini një Përgjigje