TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2025, 19:35

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq Shërbimin Informativ për të konfirmuar lidhjen e saj

Shkruar nga Pamfleti

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

SHISH ka refuzuar informacionin e kërkuar nga ish gjyqtarja pasi klasifikohet sekret.

Një betejë e pazakontë gjyqësore është zhvilluar mes ish gjyqtares së GJKKO Marsela Balili dhe Shërbimit Informativ Shtetëror në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Ish gjyqtarja ka ngritur dyshime se ish-kryeprokurorja Ina Rama, anëtare Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është spiune e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Zonja Balili thotë se zonja Rama doli zbuluar si bashkëpunëtore e SHISH kur u publikua nga hakerat lista e plotë e bashkëpunëtorëve të SHISH me 1895 persona.

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

Nisur nga kjo indicie, Marsela Balili i ka kërkuar SHISH informacion zyrtar për lidhjen e Ina Ramës me institucionin e sekreteve. SHISH ka refuzuar informacionin e kërkuar nga ish gjyqtarja pasi klasifikohet sekret. Në këto kushte, ish-gjyqtarja i ka kërkuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit të urdhërojë SHISH për dhënien e informacionit, me pretendimin se ky informacion nuk është më sekret, për shkak të publikimit të listës së bashkëpunëtorëve.

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

Komisioneri për të Drejtën e Informimit ka konkluduar se informacioni i kërkuar është sekret dhe si i tillë nuk mund të vihet në dispozicion. Ish-gjyqtarja Marsela Balili i ka kërkuar Gjykatës Administrative rrëzimin e SHISH dhe Komisionerit, por padia e saj nuk është pranuar nga gjykata.

Po a është Ina Rama bashkëpunëtore e SHISH dhe a e ka ushtruat funksionin e anëtares së KPA në përputhje me ligjin?/ Prapaskena

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

 

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

Ish-gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq

Lini një Përgjigje